rentcardb

Termat dhe Kushtet

Termat e qirasë për shërbimin tonë të makinave me qira.

Përditësuar së fundmi: maj 2026

Termat dhe Kushtet e Qerasë së Makinave. -Këto Terma dhe Kushte (“Termat”) rregullojnë marrëdhënien mes Qeradhënësit dhe Qeramarrësit për çdo automjet të marrë me qera nëpërmjet rentcardb. Duke konfirmuar rezervimin, Qeramarrësi deklaron se i ka lexuar, kuptuar dhe pranuar plotësisht këto Terma. Mosparaqitja brenda 2 orëve nga ora e marrjes pa njoftim paraprak çon në anulim automatik të rezervimit dhe humbje të depozitës.

  1. Dispozita të Përgjithshme Këto Terma zbatohen për çdo qera automjeti të kryer nëpërmjet platformës rentcardb ose në zyrat fizike të Qeradhënësit. “Automjeti” nënkupton mjetin e qerasë së bashku me dokumentet, çelësat dhe pajisjet shtesë. Rezervimi konsiderohet i konfirmuar kur Qeramarrësi pranon këto Terma dhe kryen pagesën përkatëse. Qeradhënësi rezervon të drejtën të përditësojë këto Terma në çdo kohë. Versioni në fuqi është ai i publikuar në momentin e rezervimit.

  2. Kushtet e Marrjes me Qera *Mosha dhe Patenta Mosha minimale e Qeramarrësit dhe çdo shoferi shtesë duhet të jetë mbi 18 vjeç. Patenta duhet të jetë e vlefshme dhe e mbajtur për të paktën 1 vit. Për drejtuesit e moshës 18–25 vjeç aplikohet tarifë shtesë prej 8 Euro në ditë. Dokumentet e Nevojshme Në momentin e marrjes së automjetit, Qeramarrësi duhet të paraqesë:

-Letërnjoftim ose pasaportë origjinale dhe të vlefshme.

-Patentë shoferi origjinale dhe të vlefshme.

Shoferi Shtesë *Çdo shofer shtesë duhet të deklarohet paraprakisht dhe të plotësojë të njëjtat kushte moshe dhe patente. *Drejtimi i automjetit nga persona të padeklaruar përbën shkelje të këtyre Termave.

  1. Rezervimi dhe Pagesa Për konfirmimin e rezervimit paguhet depozitë prej 25% të vlerës totale të qerasë. Pjesa e mbetur prej 75% paguhet sipas metodës së zgjedhur të pagesës. Të gjitha çmimet janë në Euro (€). Metodat e Pagesës: Pagesa mund të kryhet nëpërmjet: -Cash në zyrat tona. -Kartë krediti ose debiti online. -Transfer bankar. -Western Union. -MoneyGram. -Ria. -PayPal.

*Për pagesat me transfertë ose platforma financiare, rezervimi mbetet në pritje deri në verifikimin e pagesës nga Qeradhënësi.

Zbritjet Sipas Kohëzgjatjes

7 ose më shumë ditë – 10% zbritje.

14 ose më shumë ditë – 15% zbritje.

21 ose më shumë ditë – 20% zbritje.

Anulimi nga Qeramarrësi Anulimi më shumë se 24 orë para marrjes së automjetit sjell rimbursim të plotë të depozitës. Anulimi më pak se 24 orë para marrjes sjell mbajtjen e depozitës prej 25%. Mosparaqitja pa njoftim brenda 2 orëve nga orari i rezervimit çon në anulim automatik dhe depozita nuk rimbursohet.

  1. Marrja dhe Kthimi i Automjetit Qeramarrësi duhet të paraqitet 15 minuta para orarit të marrjes. Në marrje dhe kthim kryhet inspektim i përbashkët i automjetit dhe hartohet procesverbal i nënshkruar nga të dyja palët. Karburanti Automjeti dorëzohet me një nivel të caktuar karburanti dhe duhet të kthehet me të njëjtin nivel. Në rast mungese karburanti, Qeramarrësi paguan karburantin që mungon plus tarifën e shërbimit. Pastrimi i Automjetit Makina dorëzohet e larë dhe duhet të kthehet e larë. Në rast të kundërt, aplikohet tarifë pastrimi nga 7€ deri në 15€, në varësi të tipit të makinës. Vonesa në Kthim Kthimi me vonesë pa marrëveshje paraprake ngarkohet me tarifë vonese për çdo ditë ose pjesë dite.

  2. Përdorimi i Automjetit Përdorimi i Lejuar Automjeti përdoret vetëm për transport personal brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, përveç rasteve kur dalja jashtë shtetit autorizohet me shkrim nga Qeradhënësi.

*Ndalohet Rreptësisht: -Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit ose substancave narkotike. -Dorëzimi i automjetit te persona të paautorizuar. -Përdorimi për gara, mësim drejtimi ose aktivitete të paligjshme. -Transporti i mallrave të ndaluara ose tejkalimi i kapacitetit të lejuar. -Tërheqja e automjeteve të tjera pa autorizim.

*Kilometrazhi -Paketa standarde përfshin 200 kilometra në ditë. Kilometrat shtesë tarifohen sipas kategorisë së automjetit.

  1. Sigurimi dhe Mbulimet Sigurimi TPL përfshihet pa kosto shtesë në çdo qera. Sigurimi CDW është opsional dhe redukton përgjegjësinë e Qeramarrësit për dëmet nga përplasja. CDW nuk mbulon gomat, xhamat, pjesën e poshtme të automjetit dhe humbjen e çelësave. Sigurimi nuk mbulon dëmet e shkaktuara nga shkelja e këtyre Termave. Në Rast Aksidenti Qeramarrësi duhet të njoftojë menjëherë policinë dhe Qeradhënësin. Nuk lejohet pranimi i përgjegjësisë pa autorizim nga Qeradhënësi. Duhet të plotësohet procesverbali i aksidentit dhe të ruhen të gjitha të dhënat përkatëse.

  2. Dëmtimet dhe Kostot Qeramarrësi është përgjegjës për çdo dëmtim të automjetit gjatë periudhës së qerasë. Çdo dëmtim dokumentohet me foto dhe procesverbal.

*Tarifat Orientuese të Dëmtimeve -Gërvishtje e vogël 50-150 Euro -Xham i përparmë i thyer 150-400 Euro. -Pasqyrë anësore 60-150 Euro. -Gomë e dëmtuar 50-200Euro. -Humbje e çelësit 100-250 Euro. -Pastrim i thellë 50 Euro. -Larje e tapicerise 100-250 Euro

*Dëmtimet e mëdha vlerësohen sipas faturës zyrtare të servisit dhe mund të ndryshojnë sipas modelit të automjetit. *Gjobat e trafikut, taksat rrugore dhe çdo detyrim ligjor gjatë periudhës së qerasë janë përgjegjësi e Qeramarrësit.

  1. Vonesa dhe Mosrespektim Kthimi me vonesë ngarkohet me tarifë vonese sipas çmimit ditor të automjetit. Vonesa mbi 24 orë pa njoftim mund të konsiderohet shkelje e kontratës dhe Qeradhënësi rezervon të drejtën të ndërmarrë veprime ligjore. Mosrespektimi i kushteve të përdorimit i jep të drejtë Qeradhënësit të ndërpresë qiranë pa rimbursim.

  2. Anulimi nga Qeradhënësi Qeradhënësi mund të anulojë rezervimin në raste të jashtëzakonshme si: -Defekt teknik i automjetit. -Dëmtim nga Qeramarrësi i mëparshëm. -Raste force madhore.

Në këto raste ofrohet automjet zëvendësues i së njëjtës kategori ose rimbursim i plotë. Qeradhënësi nuk mban përgjegjësi për dëme indirekte përtej shumës së paguar për qiranë.

  1. Mbrojtja e të Dhënave Personale Qeradhënësi mbledh dhe përpunon të dhëna personale vetëm për qëllime të lidhura me rezervimin, kontratën, faturimin dhe detyrimet ligjore. Të dhënat nuk shiten te palë të treta dhe ruhen sipas legjislacionit shqiptar në fuqi. Qeramarrësi ka të drejtë të kërkojë akses, korrigjim ose fshirje të të dhënave personale duke kontaktuar në info@rentcardb.com. Duke pranuar këto Terma, Qeramarrësi pranon përpunimin e të dhënave sipas politikës së privatësisë.

  2. Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve Palët angazhohen të zgjidhin çdo mosmarrëveshje me mirëkuptim. Në rast se marrëveshja nuk arrihet, çështja i nënshtrohet juridiksionit të gjykatave kompetente të Republikës së Shqipërisë. Këto Terma rregullohen nga legjislacioni shqiptar.

  3. Force Majeure Asnjëra palë nuk mban përgjegjësi për mospërmbushje të detyrimeve për shkak të ngjarjeve jashtë kontrollit të arsyeshëm. Këto përfshijnë fatkeqësi natyrore, luftë, trazira, masa shtetërore ose ndërprerje të shërbimeve thelbësore. Detyrimet pezullohen për kohëzgjatjen e ngjarjes.

  4. Dispozita Finale Nëse një dispozitë e këtyre Termave shpallet e pavlefshme, dispozitat e tjera mbeten në fuqi. Mospërdorimi i një të drejte nga Qeradhënësi nuk përbën heqje dorë nga ajo e drejtë. Këto Terma përbëjnë marrëveshjen e plotë ndërmjet palëve.

  5. AutoSOS Pagesa për shërbimin fillon nga 20€ deri në 200€, në varësi të problematikës dhe nivelit të asistencës që kërkohet nga klienti.

Kontakti Email: info@rentcardb.com Website: rentcardb Për pyetje ose ankesa, kontaktoni në email ose nëpërmjet numrave të kontaktit në website.